Një aeroplan luftarak rus SU-34 është rrëzuar në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Ky është incidenti i dytë i tillë sot, pasi një helikopter supozohet se u rrëzua në të njëjtin rajon, transmeton Telegrafi.

Videot e postuara në mediet sociale ruse duket se tregojnë një helikopter transporti Mi-8 duke u rrëzuar në të njëjtin rajon.

I love Bryansk air defense ❤️

Most likely, Russians shot down their own Mi-8 military helicopter with an anti-aircraft missile.

Propagandists, meanwhile, claim that the helicopter crashed allegedly due to an engine fire. pic.twitter.com/UZY18HB8nz

— NEXTA (@nexta_tv) May 13, 2023

Një video që publikoi mediumi Nexta në Twitter tregon momentin kur helikopteri qëllohet nga larg e më pas shpërthen në flakë.

Pamje të momentit të rrëzimit të aeroplanit SU-34 gjithashtu janë publikuar në rrjetet sociale.

Si rrjedhojë e të dy incidenteve kanë mbetur të vdekur të dy ekuipazhet e dy aeroplanëve.