Një 75 vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit

Një i moshuar është mbytur këtë të hënë në bregdetin e Durrësit.

75-vjeçari B.S., banues në Durrës është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.