Një 7-vjeçar në SHBA hyri përmes dritares në shtëpinë që po digjej për ta shpëtuar motrën

Një 7-vjeçar i quajtur Eli ka shpëtuar motrën e tij të vogël duke u hedhur përmes dritares në dhomën ku ajo ishte derisa në shtëpi kishte rënë zjarr.

Ishte natë, pas orës 20:00 kur Chris dhe Nicole Davdison ushqyen fëmijët e tyre dhe i dërguan për të fjetur.

Orë më vonë, Nicole Davidson u zgjua dhe ndjeu erë tymi. Për pak minuta shtëpia e cila gjendej në New Tazewell në SHBA u përfshi nga flakët dhe vajza 22-muajshe, Erin Davidson ishte e bllokuar në dhomën e saj.

Derisa çifti arritën t’i merrnin djalin e tyre 2-vjeçar, dhoma e Erinit ishte e përfshirë nga zjarri, shkruan CNN.

“Tymi dhe flakët ishin shumë të mëdha sa nuk kishte mundësi të hynim brenda. Ne dolëm jashtë për ta marrë atë pastaj përmes dritares, por nuk kishte zgjidhje që unë të hyja brenda, kështu e mora Elin i cili hyri brenda dhomës dhe e mori atë”, ka thënë Chris Davidson për CNN. “Ne s’mund të ishim më krenar, ai bëri diçka që një burrë i rritur s’do të mund ta bënte”, ka thënë ai.

Pas pak kohe 20 zjarrfikës erdhën porse nga shtëpia thuajse s’kishte mbetur asgjë.

“Mendova që nuk do të mund ta bëja, por pastaj thash ‘e kam atë babi’. Isha i frikësuar po nuk doja që motra ime të vdiste”, ka thënë Eli.