Muzeqinë

Një 21-vjeçare ka vdekur e 5 të tjerë janë lënduar në Lipjan, Policia thotë se shkaktare ishte shpejtësia VIDEO

Rruga që lidh Komunën e Lipjanit me atë të Ferizajt, ka qenë fatale për A. A., 21-vjeçare, natën e së shtunës.

Ngasësi i veturës me inicialet V. O. 26-vjeçar, familjar i viktimës, sipas policisë, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me rrugën, ka humbur kontrollin mbi timon, duke dalë jashtë saj për të rënë pastaj në lumin e fshatit Muzeqinë.

Ata tregojnë që kanë arritur të ndihmojnë shumicën e të lënduarve, përveç 21-vjeçares.

Rruga, sipas banorëve, nuk ka ndonjë shenjë komunikacioni që paralajmëron ngasësit për kthesë të rrezikshme.

Për këtë, sipas banorëve, aksidentet në këtë pjesë janë të shumta.

Sipas policisë, pesë të lënduarve fillimisht u është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, e më pastaj dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

loading…