Një 18 vjeçar humb jetën në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një 18 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të së dielës, në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur saktësisht rreth orës 02:55, në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale teksa në aksident janë përfshirë një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dhe një kamion i parkuar, njofton Klankosova.tv.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qon për në fshatin Mirosale, për shkak të mos përshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore”.

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar (vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrw ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje”, thuhet në kumtesën e Policisë në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.