Një 15-vjeçar është vrarë, pasi forcat ruse bombarduan një shkollë

Një 15-vjeçar është vrarë nga disa “fragmente të predhave”, kur një shkollë në Çuhuiv, afër qytetit Harkiv, është goditur nga ajo që zyrtarët ukrainas e kanë konsideruar artileri ruse.

“Një numër shtëpish private janë dëmtuar po ashtu” nga bombardimet, ka thënë Zyra e Prokurorit Rajonal të Harkivit, në një postim në Facebook.

Viktima nuk është identifikuar.

Prokurorët kanë nisur hetime penale për shkelje të mundshme “të ligjeve dhe kushteve të luftës… të kombinuara me vrasje të paramenduar”, ka thënë mes tjerash kjo Zyrë.