Policia e Kosovës ka publikuar një rast i cili është për tu marrë shembull, ku një 12-vjeçar në Skenderaj ka bërë të mundur që protofoli me para dhe dokumente personale, t’i kthehet pronarit.

Dymbëdhjetëvjeçar me iniciale B.A., nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

“Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, ka njoftuar Policia.

Image