Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook rreth kërkesës së Edi Ramës ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në prokdutet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda”, ka shkruar Nitaj, përcjell Ballkani.info.
Ky reagim i deputetit ka ardhur pas deklaratave të Haradinajt se në Samitin e Berlinit, Thaçi dhe Rama i kishin bërë presion për heqjen e taksës.
Haradinaj pas Samitit të Berlinit, ka deklaruar se kërkesa e presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ka qenë pezullimi i taksës. /Ballkani.info







