Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se sikur partnerët e PAN-it të ishin më parimor në politikë e ta vazhdonin rrugëtimin bashkë, me votat që i kanë marrë në këto zgjedhje prapë do të ishin të paret.
Nitaj po ashtu ka shkruar se sikur Pacolli e Mimoza të ishin me LDK-në, prapë do të shënohej i njëjti rezultat, ajo do të ishte e dyta dhe VV do të ishte e treta.“Kështu që në këto zgjedhje nuk ka ndodhur kurrfarë çudie, rezultati është i njëjtë, veç zotnitë janë prishë ndër veti. Po duhet thënë edhe diçka, ndarja e PSD-së, nuk ia ka lënë shenjë VV-së! Kjo është fitore për ta.
loading…







