Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë shtetet aleate të Kosovës janë garantët kryesorë të sigurisë në vend, duke shtuar se “jemi të vegjel për të ekzistuar të vetëm”.
Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se barra më e madhe për sigurinë në Kosovë rëndon mbi supet e aleatëve.
“Sa herë që një çështje ordinere shndërrohet në problem sigurie, e kjo ka ndodhur shumë shpesh në këto dy vjetët e fundit, barra më e madhe u bjen aleatëve, sepse ata vazhdojnë të jenë garantët kryesorë të sigurisë në vend”, ka thënë ndër të tjera Nitaj.







