Nitaj ironizon me partitë që po dalin tash pro taksës, thotë se ka mbetur vetëm edhe Edi Rama

Pas dorëheqjes së Haradinajt dhe paralajmërimeve për zgjedhje të reja, partitë politike veçse kanë filluar ‘fushatat’ e tyre zgjedhore.

Ani pse një pjesë e këtyre partive kishin mbështetur kërkesat e SHBA-ve dhe shteteve të QUINT-it për heqjen e taksës muaj më parë, tash këto parti janë duke e përkrahur këtë vendim.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me partitë që tashmë po e mbështesin vendimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Ai ka thënë se po e pyesin nëse është kalkulim politik qëndrimi i partive politike kundër heqjes së taksës.

“Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. E konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë”, ka shkruar Nitaj, përcjell Ballkani.info.

Tutje, ai ka thënë se është për keqardhje që kryeministri Haradinaj nuk ishte mbështetur në kohën kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kërkesën për heqjen e taksës.

Krejt në fund, Nitaj e ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se ka mbetur pa u deklaruar rreth taksës, pasi që i kishte dhënë ‘zjarr’ për ta pezulluar këtë vendim. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

loading…