Anëtarët më të rinj të Nismës Socialdemokrate, Berajdin Shehun dhe bashkëpunëtorët e tij, sot i ka pritur në takim kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë rrugëtim politik që do ta bëjmë bashkë nga sot e tutje.

“Kryetari Limaj tha se nga sot dega jonë në Kaçanik, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, të i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut. Edhe Berajdin Shehu, ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, ti bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave tona socialdemokrate. Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka duke e vlerësuar lartë aderimin e z. Shehu me bashkëpunëtorë, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik”, thuhet në njoftim.