NISMA

Nisma prezanton doktorin Gani Bajraktarin: Iu bashkova për shkak të gjendjes së krijuar në vend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për shtyp të shtunën ka prezantuar ardhjen më të re.

Bëhet fjalë për mjekun Gani Bajraktari, i cili do të jetë këshilltar për sektorin e shëndetësisë në kuadër të kësaj partie.

Limaj lavdëroi arritjet e Bajraktarit në konferencë, teksa paralajmëroi se do të jetë në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare.

“Për neve është nder i madh ta prezantojmë doktorin e shkencave të tri doktoraturave në Kosovë dhe në Evropës. Profesor në Universitetin e Prishtinës, Zagreb e Suedi”, u shpreh Limaj.

“Nga shkalla intelektuale dhe shkalla e arritjes, këtë arrije po e jep edhe në politikë. Kemi nevojë që përvojën e tij në sektorin ku është i doktoruar. Të uroj shumë sukses”.

Bajraktari në fjalën e tij pas prezantimit, tha se i është bashkuar Nismas për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në Kosovë.

“Është  një akt në shumë kushte normal pak i zakontë që një njeri i shkencës të futet në politikë dhe pse ka ndodhur në raste tilla. Deri në këtë vit që po jetojmë asnjëherë nuk më ka shkuar mendja në politikë”, u shpreh Bajraktari.

“Mirëpo nuk kam mundur të rezistojë karshi gjendjes së krijuar në Kosovë, karshi veprimtarive mund të themi jonormale dhe dëshpëruese, në Kosovë kemi ngecje në progres”, theksoi ai.

“Një pjesë të kontributit të jetës së time të dua ta bëjë për Kosovën për ardhmërinë e Kosovë. Nuk kam mundur të rezistojë gjakut të dëshmorë ndër shekuj. Por edhe zërave të gjeneratave të reja që po ndihen të pasigurt në këtë vend”.

“Arsyet janë të shumta, ajo që ma ka bërë që të futem në këtë parti, është diçka e përbashkët, ajo është qëndrueshmëria e liderit të kësaj partie, kur kemi një parti të dëshmuar”, u shpreh Bajraktari.

VIDEO BONUS: