Nisma përsëri thërret konferencë për media, pas publikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri sot publike rezultatet përfundimtare t zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan me 6 tetor.

Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese, duke u pasuar nga LDK si parti e dytë dhe PDK parti e tretë.

Por pragun zgjedhor në këto zgjedhje nuk arriti të kalojë koalicioni Nisma AKR-PD.

Pavarësisht rezultateve zyrtare të publikuara sot, Nisma ka thirrur konferencë për media duke filluar nga ora 14:00.

Konferenca zhvillohet tek Selia Qendrore në Prishtinë.

loading…