Nisma konferencë nga QNR, kërkon ndërprerjen e procesin të numërimit të votave të ardhura nga Serbia

Nisma Socialdemokrate ka tërhequr nga QNR të gjithë vëzhguesit e saj, si protestë, pasi kanë filluar të numërohen votat e ardhura nga Serbia.

Skënder Reçica nga kjo parti, i ka bërë thirrje KQZ-së që të ndërpresë këtë proces, duke vepruar Kushtetutës.

“Jemi këtu për faktin se në këto momente sipas informacioneve që ne kemi, po tentohet që të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, i cili precizon qartë modalitetet se si duhet të zhvillohet procedura e votimit me postë. Ne jemi këtu për t’i tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit Nisma-AKR, për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi, i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, e të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale të cilat për qëllim kanë dëmtimin e procesit zgjedhor në vend. Ne i bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë ta ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe ta ndërpresë këtë proces. Ky proces i numërimit të votave të paligjshme, dëmton vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë votuar për koalicionin Nisma me AKR. Ne kërkojmë nga KQZ që në bazë të mandatit kushtetues t’i ndërmarrin të gjitha veprimet dhe të mos heshtë, sepse këtu po tentohet të cenohet demokracia, po tentohet të cenohet vullneti i qytetarëve tashmë të deklaruar me datën 6 tetot”, tha ai.

loading…