Nisma i kundërpërgjigjet LDK-së: Ju dhe PDK-ja i larguat 150 mijë qytetarë nga Kosova

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti i është përgjigjur Bajram Gecajt, zyrtarit të lartë të LDK-së i cili e akuzoi AAK-në, VV-në dhe Nismës për mosliberalizim të vizave.

“Ata që po i akuzojnë: VV-në, AAK-në e NISMËN për mos liberalizimin e vizave, para se ta bëjnë ketë duhet ta thonë: Koalicioni i gabuar i LDK-së me PDK-në, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga Republika e Kosovës, disa edhe gjeten vdekjen në lumin Tisa”, ka thënë Hoti, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, dhee jo vetëm kaq, por që dy mandate në krye të institucioneve kryesore, sollën individ që nuk u koordinuan për asnjë interes të kombit.

“Populli nuk është pa njerëz që kanë kujtesë të kthjelltë!”, ka thënë ai në fund.

Gecaj ka vlerësuar se liberalizimin e vizave Kosovës ia humbi opozita e mëhershme e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.

“AAK, Vetëvendosje dhe Nisma e kallën Kosovën për demerkacionin e kur AAK-ja dhe Nisma hynë në Qeveri e miratuan vetë. Nuk na lanë ta votojmë demerkacionin, kurse ne e votuam demerkacionin. Janë plangprishës, ne jemi shtetformues. Ne nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të opozitës së atëhershme”, ka thënë Gecaj. /Ballkani.info/

loading…