Nisin urimet për Lumir Abdixhikun pasi u zgjodh kryetar i LDK-së, urimi i parë nga Lipjani

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjedhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjen e tij në krye të partisë e ka konfirmuar edhe delegatët e LDK-së nga Lipjani.

“Kryetari i ri i LDK-së. Urime!”, ka shkruar Diamant Bytyqi, zyrtar i LDK-së nga Lipjani, i cili ka publikuar një foto bashkë me Lumirin dhe Imri Ahmetin.