Old Trafford

Nisin “spastrimet” nga Manchester United: Shumë emra të mëdhenj ikin nga Old Trafford në janar

Van der Beek, i cili u transferua në Eintracht Frankfurt në formë huazimi me të drejtë blerjeje, është vetëm emri i parë në listën e gjatë të lojtarëve të gatshëm për t’u larguar nga Manchester United në sesionin e merkatos dimërore që sapo ka nisur.

Sezoni i Red Devils po shkon shumë nën pritshmëritë. E përveç problemit të dukshëm teknik, klubit i duhet edhe të arkëtojë, duke pasur parasysh milionat e “hedhura” për investime të gabuara.

Sipas Manchester Evening Standard, ka edhe emra të rëndësishëm në rrugën e daljes. E shumë klube evropiane janë duke pritur për “shitjet dimërore” në Old Trafford.

REVOLUCIONI DIMËROR I UNITED

Sistemimi i investimeve krejtësisht të gabuara dhe paga shumë të larta shumëvjeçare nga të cilat klubi duhet të çlirohet absolutisht. Ky është misioni i janarit i drejtuesve të Manchester United. Sipas tabloideve britanike Red Devils janë gati të shesin disa profile të spikatura të skuadrës. Duke filluar nga Jadon Sancho, i cili prej muajsh ka qenë jashtë projektit teknik të Ten Hag. Anglezi është i kërkuar nga shumë klube europiane, përfshirë Juventus.

Më pas janë dy francezët Varane dhe Martial, të cilët duket se nuk gjejnë më hapësirë në formacionin titullar të Red Devils. Mbi të gjitha, edhe paga e tyre rëndon shumë në arkat e klubit. Në fund të mardhënies është edhe braziliani Casemiro, për të cilin ka interes të madh nga disa klube të Saudi Pro League. Emra (dhe paga) të rëndësishme për t’u hequr qafe e për të nisur një revolucion të vërtetë dimëror. A do të jenë në gjendje drejtuesit e United të arrijnë objektivin e tyre në një muaj merkato riparuese të transferimeve? Kjo mbetet për tu parë.