Për përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur përfundimisht televizionin Klan Kosova tashmë kanë filluar të shkruajnë edhe mediat botërore.
Mediumi amerikan „Reuters“ ka shkruar para pak minutash për lëvizjen e pushtetit për mbylljen e televizionit Klan Kosova.
Gjithashtu ky medium përmend edhe reagimet alarmuese të gazetarëve në Kosovë pas një vendimi të tillë të Qeverise së Kosovës për pezullimin e licencës për Klan Kosova.








