Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës në segmentin Gjakovë-Dollc, projekt i cili do të kushtojë 57 milionë euro.
Në nisje të punimeve ka marrë pjesë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka thënë se ky projekt dëshmon se janë qeveri që mbajnë fjalën.Ministri Lekaj u shpreh se si Qeveri janë të përkushtuar që në tërë territorin e Kosovës që ta zhvillojnë infrasteukturën, që sipas tij do të ketë investim pozitiv në zhvillimin ekonomik.
Lekaj paralajmëroj se ky regjioni në kohën jo shumë të largët do të përfitojë edhe një projekt shumë madhor, siç e ka quajtur ai gjidant, e që është autostrada e Dukagjinit.
Ai tha se shpreson që në mesin e tetorit do të fillojnë punimet. Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës.
E këtij projekti iu ka gëzuar kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i cili ka thënë se ky projekt është më i madhe që po ndodh si investim i qeverisë për një periudhë të gjatë kohore.Kreu i Gjakovës tha se shumë shpejt nën udhëheqjen e kryeministrit Haradinaj do të shohin edhe projekte të reja, e që sipas tij Gjakovën do ta nxjerrin në një kapitull të ri. Në ceremoninë e fillimit të punimeve për segmentin Gjakovë-Doll, ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj, por i cili nuk ka ardhur dhe nuk është treguar për arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së tij në këtë ceremoni.







