LAJMI I FUNDIT

Nisin protestat në Beograd, opozita pretendon për vjedhje të zgjedhjeve: “Vuçiq hajni” (Video)

Ka nis në Beograd protesta koalicionit “Serbia Kundër Dhunës (SPN)”. Protestuesit do të shkojnë para Kuvendit Komunal të Beogradit.

Po ashtu protestuesit do të ndalen edhe para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK).

Sipas njoftimeve të SPN-së, do të ketë shëtitje edhe deri në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit (GIK), transmeton Ballkani.info.

“Dje ishim dëshmitarë të dhunës brutale gjatë ditës, dhunës dhe vjedhjes. (…) Nuk është turp të humbasësh, por është turp të vjedhësh. Këtu është vjedhur brutalisht vullneti elektoral”, tha Miroslav Aleksiq, një nga liderët e koalicionit opozitar.

Në protestë po dëgjohen thirrje si “Vuçiq hajni”, “Vuçiq p****”, etj.

Ata po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për qytetin e Beogradit.

I gjithë procesi zgjedhor dhe dita e zgjedhjeve ishin shumë të parregullta dhe rezultatet janë shumë të diskutueshme, tha më herët sot Dobrica Veselinoviq (SPN).

Gjatë ditës së zgjedhjeve, siç tha Veselinoviqi, “ndodhi blerja e vullnetit zgjedhor, gjë që ndikoi në faktin se SNS ka një dallim të tillë në Beograd dhe në nivel qëndror”. /Ballkani.info/