Nis zyrtarisht vaksinimi ndaj COVID-19 në Serbi, Brnabiq e para që pranoi dozën e Pfizer

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka bërë live vaksinën ndaj COVId-19 duke u bërë njeriu i parë në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.
Brnabiq duket në video me një bluzë dhe bën vaksinën në një klinikë.

Pas saj vaksinën e bënë edhe Darija Kisic Tepavqeviq si dhe Dr. Predrag Kon.

Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.