Nis vaksinimi anti-Covid i personave mbi 85 vjeç në Lipjan

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan ka filluar vaksinimi anti-Covid i personave mbi moshën 85 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit.

“Njoftohen të gjithë ata qytetarët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të lajmërohen më herët për regjistrim, mund të vijnë sot e nesër”, thuhet në njoftimin e Komunës.