Nis takimi trilateral Vuçiq, Escobar dhe Lajçak

Ka filluar takimi trilateral në Beograd mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, njofton “Tanjug”.

Takimi trilateral i ka pasur takimit që pati fillimisht Vuçiqi me Lajçakun.

Escobar e Lajçak kanë udhëtuar në Beograd një ditë pasi në Prishtinë u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe po ashtu me shefin e KFOR-it dhe përfaqësuesit e EULEX-it.

Escobar prtet që nga ora 16:00 të takohet në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimi i pasion tensioneve në veri të Kosovë, ku rrugë që shpien në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak mbesin të bllokuara shkaku i barrikadave të vendosura.