Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirr në një takim konsultativ kryetarët e partive politike në vend.
Ky takim ka për qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë, e që do të mbahen në vitin e ardhshëm, shkruan Ballkani.info.
Në takim po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ndërsa të pranishëm nuk kanë qenë askush nga Lëvizja Vetëvendosje, përfshirë edhe Glauk Konjufca që ishte paralajmëruar si pjesëmarrës.
Mimoza Kusari – Lila është e pranishëm në këtë takim, por nuk dihet se në çfarë cilësie.
Pas përfundimit të takimit do prononcohet për media shefja e shtetit, Vjosa Osmani. /Ballkani.info/







