Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Në sallë janë 61 deputetë. Në këtë seancë do të bëhen publike edhe emrat e atyre që do të jenë në ekipin negociator, i cili do të prihet nga dy bashkëkryesues, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. LDK dhe VV nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.







