Nis ndeshja Xhaka vs. Rashica

Ka shënuar skuadra e Milot Rashicës me anë të Emir Lenjanit, për rezultatin 1-0.

Është duke u zhvilluar ndeshja mes dy skuadrave të krijuar nga futbollistët, Granit Xhaka dhe Milot Rashica.Kjo ndeshje është organizuar nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës në nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Skuadra e Granit Xhakës do të udhëhiqet nga Afrim Tovërlani ndërsa ajo e Milot Rashicës nga Ismet Munishi.