Nis ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Me këtë rast, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm këtë projekt.

“Është një projekt i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit jam tejet i lumtur që sot po fillojmë ta jetësojmë këtë projekt pikërisht në hapësiren e barakave shumë të vjetruara tashme të rrënuara një objekt i ri që i përmbush të gjitha nevojat për punëtorët e administratës komunale si dhe do të ofroj qasje më të lehtë dhe shërbime moderne për qytetarët, është shprehur Ahmeti.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkëfinancimin e këtij projekti madhor.

Ky projekt do të kushtojë 1.786.556,88 euro, ku Komuna e Lipjanit do të participojë me 40 pëqind të kësaj shume.

loading…