Nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”, këto janë fjalët e Rozanës për Stresin

Mbrëmja e datës 5 dhjetor ka shënuar në këtë vit hapjen e festivalit “Kënga Magjike”.

Në natën e parë, hapjen e ka bërë fituesja e vitit të kaluar, Anxhela Peristeri, shkruan Ballkani.info.

Në këtë mbrëmje do prezantohen shumë këngë, por, në skenë nuk do këndojë Stresi, i cili gjendet në burg e që në festival u prezantua me këngën “Te du mom”.

Mungesën e tij po e vëren këngëtarja Rozana Radi, e cila po ashtu po merr pjesë në këtë festival.

Ajo në Instastory ka hedhur një fotografi të Stresit ku tha se reperi do duhej të ishte aty, pasi i këndon nënës me aq pastërti./Ballkani.info/