KPM

Nis mbledhja e KPM-së, pritet të ndalohen kanalet ‘Arena Sport’ në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur që menjëherë pas transmetimit të mesazheve mbështetëse për sulmin terrorist në veri është vendosur për ndalimin e transmetimit të kanaleve televizive “Arena Sport” në Kosovë.

Kështu ka thënë sot drejtori i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, në mbledhjen e sotme të KPM-së.

Ai tha se Zyra Ekzekutive e KPM-së ka rekomanduar që mesazhet e transmetuara në kanalet ‘Arena Sport’ janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.

“Nga monitorimi që është bërë nga ana e zyrës ekzekutive, del se kanalet e Arena kanë transmetuar përmbajte të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e KPM-së”, ka thënë Jeton Mehmeti, raporton Paparaci.

Mehmeti ka thënë se sipas rregulloreve në fuqi të KPM-së, rekomandohet largimi i kanaleve ‘Arena Sport’ nga operatorët medial të licencuar në Kosovë.

“Në raste të veçanta kur një ofrues i shërbimit medial do të nxis veprimtari që cenojnë interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme, atëherë KPM-së do të urdhërojë të licencuarit që ta largojnë atë menjëherë nga katalogu i shërbimeve medial”, ka thënë Mehmeti.

“Pas gjetjes dhe evidencës se këtyre video-mesazheve që janë shpërndarë nga operatorët e Arenës, KPM-ja ka vendosur që menjëherë të ndalojnë transmetimin e kanaleve të Arena Sport për shkak se cenojnë sigurinë nacionale dhe rendin publik në Kosovë”, ka thënë Mehmeti.

Kanalet ‘Arena Sport’ transmetohen nga operatorët kabllorë: Kujtesa, Ipko, Artmotion, Telkos dhe MTS.

Gjatë ditës së sotme, KPM-ja do të shqyrtojë edhe një raport për të drejtat e transmetimit të

Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të KPM-së, në pikën e gjashtë thuhet se do të diskutohet raporti lidhur me të drejtat e transmetimit të Premier League.

Aktualisht, të drejtat për transmetimin e Premier League në Kosovë i mbajnë ‘DigitAlb’ dhe ‘Telekom Srbija’.