Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe eksperti Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.

Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjisë dhe Asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.

Ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.

Më 30 maj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte prenzatuar një aderim të ri në këtë parti. Alush Gashi asambleist i PDK-së në Prizren kishte kaluar në AAK.

Aderimi i sotëm në PDK i anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë, duket se është hakmarrje e Veselit ndaj Haradinajt. /Ballkani.info/