Nis grumbullimi për protestën e PSD-së, në shesh shihen edhe ish-deputetë e pjesëtarë të OVL UÇK-së

Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në protestën e organizuar nga PSD-ja, tashmë kanë arritur edhe qytetarët që janë në mbështetje të protestës.

Aty po qëndron edhe ekipi i lajmi.net të cilët kanë bërë të ditur se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka arritur në sheshin kryesor në Prishtinë ku edhe pritet të fillojë protesta.

Molliqajt i janë bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, si dhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate.