Serbët e Kosovës kanë nisur protestën e paralajmëruar për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.
Siç raporton mediumi Radio Kim, serbët në Graçanicë tashmë kanë filluar të mblidhen në protestën që ishte thirrur nga kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Në po të njëjtën kohë serbët kanë filluar të grumbullohen edhe në veri të Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.







