Eurovision

Nis gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision 2024”: Shqipëria në skenë e dyta përfaqësuar nga Besa Kokëdhima

Gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision 2024” mbahet sonte (e enjte), me gjashtëmbëdhjetë konkurrentë do të garojnë për një vend në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën në Malmo, Suedi.

Këtë vit, pesë vendet e mëdha, përfshirë edhe Suedinë, performojnë në gjysmëfinale për t’iu dhënë publikut një pasqyrë të këngëve pjesëmarrëse që kualifikohen automatikisht në finale.

Megjithatë, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar tek Eden Golan e Izraelit kur ajo të ngjitet në skenë, pritet të ketë protesta për shkak të luftës së vendit të saj në Gaza.

Siguria është rritur tashmë para performancave të drejtpërdrejta të enjtes, me protestuesit që kanë premtuar të demonstrojnë jashtë “Malmo Arena”-s ndërsa Golan performon.

Organizatorët u bëjnë thirrje akteve dhe anëtarëve të publikut të ruajnë shpirtin e Eurovisionit, një ngjarje jo-politike, dhe të përmbahen nga bërja e deklaratave në skenë.

Gjithsej 16 janë shtetet që prezantohen sonte, përfshirë këtu edhe këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila përfaqësonë Shqipërinë me këngën “Titan”.

Kjo është mënyra se si mund të votoni Shqipërinë nga shtetet prej të cilave lejohet votimi sonte(Foto: Besa/Instagram)

Kjo është renditja e plotë e shteteve që konkurrojnë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”:

Malta: Sarah Bonnici – Loop
Shqipëria: BESA – TITAN
Greqia: Marina Satti – ZARI
Zvicra: Nemo – The Code
Çekia: Aiko – Pedestal
Franca: Slimane – Mon amour (tashmë i kualifikuar)
Austria: Kaleen – We Will Rave
Danimarka: SABA – SAND
Armenia: LADANIVA – Jako
Letonia: Dons – Hollow
Spanja: Nebulossa – ZORRA (tashmë e kualifikuar)
San Marino: MEGARA – 11:11
Gjeorgjia: Nutsa Buzaladze – Firefighter
Belgjika: Mustii – Before The Party’s Over
Estonia: 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi
Italia: Angelina Mango – La Noia (tashmë e kualifikuar)
Izraeli: Eden Golan – Hurricane
Norvegjia: Gåte – Ulveham
Holanda: Joost Klein – Europapa.

Vetëm 10 shtete do të kualifikohen në finalen e madhe.