Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka filluar asfaltimi në fshatin Belle.
Ramosaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se investimi infrastrukturën rrugore hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore.
Postimi i plotë:
Po asfaltohet Fshati Belle,
investim ky në infrastrukturën rrugore që hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore!![]()
Fshati Belle, si një nga vendbanimet më të vjetra në Kosovë, pasqyron më së miri trashëgiminë kulturore, historike e arkeologjke të vendit tonë!
Urime të dashur qytetarë!
BR







