Prishtinë

Nis aksioni për kërkimin e 80 vjeçarit nga Prishtina të zhdukur qe dy javë

Kanë kaluar dy javë e më shumë që nga humbja e Enver Berkolli, 80 vjeçarit nga Komuna e Prishtinës.

Për herë të fundit Berkolli është parë tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, që nga ajo ditë ai nuk është parë më.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë atë mirëpo me inicativën e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ridvan Tahiri së bashku me qytetarët dhe familjarët e tij dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka njoftuar dje se që nga sot duke filluar nga ora 10 e mëngjesit do të dalin në kërkim të tij deri në orën 22:00 ku do të zhvillohet në gjithë Kosovën.

Për këtë ka lajmëruar edhe sot, ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i cili përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se janë mbledhur tek parku i Gërmisë dhe po presin edhe vullnetarë të tjerë në kërkimin e 80 vjeçarit.

“Te dashur qytetar! Ne jemi mbledhur, jemi te parku Germia, po presim edhe gjysem ore deri sa te bashkohen ata te cilen jane lajmeruar si vullnetare per kerkimin e z. Enver Berkollit. Ju presim te hyrja e parkut Germia”, tha ai.