Kandidati për deputet, Artan Nimani përmes një postimi në facebook ka shpërfaqur “luftën” e ashpër në konkurset publike, përkatësisht konkursit për pozitën “Zyrtar i skemave pensionale”.
“Kur statistikat e Kurtit dhe Muratit flasin për mirëqenie, por realiteti tregon një konkurrencë të pamëshirshme ku profesionistë të rinj dhe të përgatitur, që kanë investuar vite të tëra në arsim, janë të detyruar të konkurrojnë me qindra për një pozitë në administratën shtetërore”, ka shkruar Nimani, transmeton Ballkani.info.
Tutje profesori Nimani ka thënë se konkurrenca e ashpër për një vend pune dhe rastet si ai i konkursit të Ministrisë së Financave – ku për një pozitë si Zyrtar i Skemave Pensionale janë përzgjedhur në listën e ngushtë 137 të diplomuar dhe profesionistë të rinj – dëshmojnë krizën e thellë në tregun e punës.
Postimi i plotë:







