Kanidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma- Konservatoret- Forumi Intelektual E30, Artan Nimani ka shpërndarë një video nga zyrtarizimi i fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Nimani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se një tubim madhështor për Kosovën fituese! Ne nuk merremi me sondazhe, por me punë dhe angazhime konkrete për të mirën e qytetarëve tanë, raporton Ballkani.info.

“137 është numri i fitores sonë-numri që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ky tubim është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit tonë dhe e vullnetit të pathyeshëm për të ndërtuar një Kosovë që çdo qytetar e meriton”, ka shkruar ai.

“>Postimi i plotë:

Një tubim madhështor për Kosovën fituese! Ne nuk merremi me sondazhe, por me punë dhe angazhime konkrete për të mirën e qytetarëve tanë.

137 është numri i fitores sonë-numri që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ky tubim është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit tonë dhe e vullnetit të pathyeshëm për të ndërtuar një Kosovë që çdo qytetar e meriton.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur deri më tani dhe që besojnë në vizionin tonë për Kosovën fituese. Me përulësi dhe përgjegjësi të plotë, ju ftoj që të bëni zgjedhjen e duhur – votoni për koalicionin tonë me nr. 137 dhe për mua, nr. 25, për të çuar përpara punët që vendi ynë ka nevojë.

Së bashku, e bëjmë fitoren të mundur! Vota juaj për 137 dhe 25 është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të mirë!