Niman Bardhi

Niman Bardhi zgjedhet anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit që anëtar i këshillit drejtues të autoritetit kombëtar të kualifikimeve të jetë, Niman Bardhi.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se propozim vendimi është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së Qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjitha dokumentacionet.

“ Propozojmë që Niman Bardhi, shërbyes civil në Ministrinë e Shëndetësisë, të jetë anëtar i këtij këshilli drejtues. Propozim vendimi për plotësimin e këshillit drejtues të këtij autoriteti kombëtar të kualifikimeve me një anëtar është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së Qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar pas konsultimit dhe koordinimit mes ministrisë përgjegjësve dhe agjencive dhe zyrave përkatëse”, tha Nagavci.

VIDEO BONUS: Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Rifat Jasharin në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës