Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka qenë nikoqir i tubimit madhështor të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe strukturave të LDK-së.

“Sot në një tubim zgjedhor masiv kemi mirëpritur në Junik kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku.

Në këto zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit, Juniku njëzëri ka vendosur për ndryshimin e madh përmes qeverisë së LDK dhe kryeministrit Abdixhiku”, ka shkruar Shehu.

Sipas tij, shteti i Kosovës ndodhet përballë një udhëkryqi të vështirë por me rëndësi historike për të ardhmen e kombit tonë.

“Juniku gjithmonë do të jetë në mbrojtje të aleancave me miqtë tanë ndërkombëtar, vizionit Rugovist për integrim Euro-Atlantik, si dhe zhvillim ekonomiko-social të shtetit të Kosovës. Prandaj më 9 shkurt i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen uraganit të fitores së LDK dhe kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku. Në këtë legjislaturë, zëri i Junikut do të dëgjohet përmes deputetit në ardhje z. Demokrat Ganijaj”, ka shkruar Shehu. /Ballkani.info/