Kryeministri i Maqedonisë së veriut Dimitar Kovaçevski, sot në samitin e “Ballkanit të hapur”, i ka bërë sërish ftesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Ai po ashtu ka thënë se e mirëprit pjesëmarrjen e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është e hapur. Ne i ftojmë të na bashkohen të gjithë. Na priftë e mbara në këto procese që kemi nisur”, ka thënë ndër të tjera Kovaçevski.

Për herë të parë në këtë iniciativë, pos Maqedonisë, Serbisë e Shqipërisë si nismëtare, po marrin pjesë edhe liderët e Malit të Zi dhe të Bosnje e Hercegovinës. Kosova është e vetmja jashtë.