Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka folur rreth dyshimeve të prokurorisë, lidhur me rastin e vrasjes në Pejë.

“Dyshohet që në drejtim të viktimës fillimisht kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Më pas, i ishte vënë zjarri veturës së tij”, ka thënë Nikçi gjatë një konference shtypi.

Ai ka shtuar se nuk mund të konfirmohet identiteti i viktimës, përderisa të mos kryhet obduksioni dhe të konfirmohet përmes krahasimit me ADN-në e familjarëve.

Një veturë e djegur me një trup të pajetë të karbonizuar është gjetur mesnatën e së mërkures.