Nicki Minaj

Nicki Minaj i reagon ashpër fanses pasi kjo e fundit e goditi me një objekt në skenë

Si duket sulmet kundrejt yjeve botërore nuk kanë ndalur dhe së fundmi diçka ngjashëm i ndodhi edhe reperes së njohur amerikane, Nicki Minaj.

Derisa Nicki po performonte në skenë në njërin prej koncerteve të saj, një fanse hodhi diçka drejt artistes.

Megjithatë, ajo nuk qëndroi indiferente dhe e mori situatën në duart e saj duke ia kthyer menjëherë.

@itsneshaaa #detroit #gagcity #nickiminaj ♬ original sound – Nesha 🩷

Ajo ndaloi performancën dhe e mori gjësendin me të cilin u vu në cak dhe ia hodhi me një ashpërsi fanses në publik.

Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në internet.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë me një artiste botërore dhe si duket këto sulme kanë filluar të shpeshtohen.

Një gjë e ngjashme i ndodhi edhe Bebe Rexhës, Cardi B-s si dhe Olivia Rodrigos.