Nicki Minaj e kopjoi sërish, ja si reagoi Enca

Reperja me famë botërore Nicki Minaj që është shumë e dashur dhe për publikun shqiptar në tetor të vitit të kaluar tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve kur në klipin e saj të rradhës kishte kopjuar këngëtaren shqiptare Enca Haxhinë.

Enca vuri re se Nicki shfaqej në videoklipin “Woman like me’ si Mona Liza teksa lëvizte brenda në potret si Enca tek kënga e saj ‘Kujt po i han’.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Nicki po kopjon Encën.

Së fundmi reperja ka ndarë në Instagramin e saj një foto ku shihet teksa pozon në një sfond me lule lejla e veshur me një fustan pothuajse të njejtë me të Encës në këngën ‘Baladë’ gjë e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy të Encës.

Dhe kjo e fundit nuk ka duruar dhe i ka lërë një koment reperes me vargjet e këngës së saj.

’Edhe mos u kthe mbytu për mu n’mall’ është teksi që Enca i shkruan Nickit në koment.