Aktakuzë

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Mitrovicë më 5 nëntor të vitit 2023

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.J. për vrasjen e vëllait të tij më 5 nëntor të vitit 2023.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuar akuzohet për veprat penale  “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria njofton opinionin, se me datë 05 nëntor 2023 në banesën e tij në Mitrovicë – veri, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta viktimën – vëllanë e tij E.J., në atë mënyrë që pas një fjalosje të çastit, e sulmon viktimën me thikë të kuzhinës, me gjatësi tehu 12 cm, dhe e godet pesë (5) herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë prerëse e shpuese, dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima vdes në spitalin e Mitrovicës”, thuhet nënjoftim.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.