Ngritët aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve të Deçanit, mësohet identiteti i tyre!

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër  tre zyrtarëve të Deçanit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ballkani.info mëson se bëhet fjalë për dy drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ramë Meli, drejtorin e Inspektoratit, Halil Tolaj si dhe  shefin i sektorit për inspektim, Jashar Hulaj.

Ndryshe, në njoftimin e institucionit të drejtësisë theksohet se R.H. ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, ndërsa H.T dhe J.H. nuk kanë inspektuar kanë lejuar ndërtimin pa leje.

“I pandehuri, R.H., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”.

“Ndërsa, të pandehurit, H.T. në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, J.H, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim./Ballkani.info/