Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka deklaruar se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri e bllokuar vijon të jetë vetëm zona e Thethit.
Pas ngrirjes së Liqenit të Pukës, Gjonaj theksoi se këtë vit ra një sasi e pazakontë dëbore dhe pati ulje të madhe temperaturash.
“Situata e krijuar nga moti keq solli jo pak problematika.
Liqeni na është kthyer në problem nëse nuk i kushtojmë kujdes. Ngritja e temperaturave këto dy ditë ka krijuar situatë të vështirë, pasi rrëshqitja e borës bëhet e rrezikshme për mjetet dhe kalimtarët”, tha Gjonaj për Top Channel.







