Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër të një serbi me iniciale M.P., i cili ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Serbisë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri M.P., dyshohet se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullatës civile”.

 “I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes ‘Hoqa Mahalla’, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se kjo çështje penale i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri M.P., gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga gjykata.