plagosje

Ngricat nxjerrin nga rruga makinën, plagoset shoferi

Një aksident me një të plagosur është shënuar në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Patos tek kthesa e Portezës.

Një automjet i markës “Ford” ka humbur kontrollin si rezultat i ngricave duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, Ardian Saliaj.

Këto ditë në rrugët e Fierit si rezultat i ngricave ka pasur disa aksidente me dëme materiale.