Ngjarjet për sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 08:30)

Fillon punimet konferenca treditore “Dialogun strategjik kombëtar lidhur me tregtinë e jashtëligjshme në Kosovë”. (Ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Kulturë, ku do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi viziton Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” organizon ceremoninë e lëshimit në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. (Rr. “Hajrullah Zymi” Fushë Kosovë, ora 10:30)

Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP do të organizojnë konferencën për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti takon kryetarin e qytetit të Des Moines, nga Iowa e SHBA-së, Thomas Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

Promovohet romani “Prerja e Frikës”, i autorit Hysen Matoshi. (Institutin Albanologjik i Prishtinës, ora 12:30)

Organizohet tryeza “Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë 18 milionë euro që i ndahen parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel “Sirius”, ora 15:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)